Akoma nuk më kanë mbaruar kungujt e halloweenit, dhe përpara se ti vendos në ngrirje në feta, po përpiqem të bej sa më shumë receta me ta. Megjithatë si kungujt e pjekur në furrë NUK KA!!!

Por edhe keku më poshtë doli shumë i shijshëm.

Përbërësit si më poshtë:

  • 1 gotë uji pure kungulli
  • 2 kokrra vezë
  • 1/2 e gotë vaj ose gjalpë i shkrirë
  • 2/3 gotë sheqer kaf
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë gjelle baking powder
  • 1/2 gotë kos
  • 1 1/2 gotë miell

Në një tas trazojmë ose ne mikser trazojmë vajin me sheqerin dhe kosin derisa të shkrijë sheqeri. Shtojmë purenë e kungullit duke trazuar vazhdimisht. Në një tas tjetër sitim miellin bashkë me baking powder dhe e shtojmë tek masa që po rrahim. Shtojmë dhe kanellën dhe gjithë masën e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë. E pjekim në furrë për 45 minuta në 200 gradë. 20 minutat e para e mbulojmë nga lart me një letër alumini.

* Pureja e kungullit përftohet duke pjekur kungullin në furrë.

Glason e sheqerit që i kam hedhur lart e kam përgatitur me 150 gr sheqer pluhur dhe 4 luge ujë. Farat mund tia hidhni sipas deshirës.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit