Fiks 10 vite më parë, në qytetin e bukur të Volos në Greqi, në një tavernë buzë detit, provuam një meze shumë të shijshme.

Foto: Zoi Hristidou

Që prej asaj here, e kam gatuar vet shumë shpesh, dhe mund të them me plot gojën që është me e shijshmja që mund të kemi ngrënë ndonjëherë. Kombinimi perfekt është me ouzo ose tsipouro.

Përbërësit:

  • 3-4 fletë sallatë jeshile
  • 1/2 karotë e grirë imët
  • 1 lugë gjelle plot me misra të zjerë
  • 1 kuti tono
  • 4 lugë plot me majonezë
  • Pak kripë
  • 50 gr djathë kaçkavall të grirë

Për të përgatitur këtë meze, perfektja do të ishte një tavë balte. Por në mungesë të saj, mund të përdorni një tavë çfarëdo.

Presim sallatën shumë hollë dhe karotën e grijmë shumë imët në rende. I trazojmë në një tas të gjithë ingredientët bashkë duke berë kujdes që tonos t’ia shtrydhim të gjithë ujin.

E shtrojmë masën në një tavë, i hedhim djathin kaçkavall nga lart dhe e pjekim në 200 gradë derisa të marri një ngjyrë të artë lart.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit