Ideja për këtë pjatë fillimisht ishte një pispili modern, pitet nga brenda do ti mbushja me spinaq dhe djathë. Por më pas u tundova nga pomodorinit e freskëta të sapo blera, kështu që devijova nga ideja fillestare.

Përbërësit për pitet:

  • 250 gr miell misri
  • 100 gr miell gruri 00
  • 4-5 luge kos
  • 1 vezë
  • Pak kripë

Përbërësit për mbushjen:

  • 250 gr spinaq
  • 5-6 pomodorini
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • 2 vezë
  • 2 copa djathë dhie
  • Kripë
  • Piper

Përgatisim brumin me të gjithë përbërësit. Duke qënë se unë gatuaj më shumë me sy, përmasat janë me përafërsi kështu që mund ti shtoni pak kos ose miell që të dali një brumë i butë që ngjit pak. E mbështjellim me qese dhe e lëmë në frigorifer për 1 orë.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Presim spinaqin në feta dhe e skuqim duke shtuar pomodorin e prerë më katërsh. Pasi janë zbutur shtojmë djathin dhe vezën e rrahur. Rregullojmë me kripë e piper dhe heqim nga zjarri.

Narrim brumin dhe e ndajmë në topa te vegjël, pak më të mëdhenj se arrat, dhe i hapim sa madhësia e tiganit. I skuqim nga njëra anë me shumë pak vaj (aq sa të vajoset sipërfaqa e tiganit) dhe i kthejmë nga ana tjetër. E mbushim gjysmën dhe e mbulojmë me gjysmën tjetër. I skuqim nga te dyja anët. Në këtë mënyrë veprojmë për gjithë brumin.

Gjuthsesi mund ti mbushni me çfarë të deshironi. Peta mbushet që në tigan, sepse kur tohet ajo forcohet dhe është e vështirë ti japës forma.

Ju bëftë mirë

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit