Janë të shumta mesazhet që më vijnë nga lexuesit dhe ndjekësit për menu festive, dhe unë kam plot receta, duke qënë se më pëlqejnë shumë mezetë, siç i quaj dhe unë.

Recetën më poshtë e kam bërë për herë të parë në dhjetorin e 2012. Mbaj mend që u përla pjata dhe më kërkuan akoma. Aq sa e shijshme është, po aq edhe e thjeshtë për t’u gatuar.

Përbërësit për një tavë për 4 persona jane si më poshtë:

  • 4 patëllxhanë
  • 4 feta proshutë pule
  • 4 feta gouda
  • 1/2 kuti panna
  • 1/4 gotë qumësht
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Pastrojmë patellxhanët, i presim në feta, i spërkasim me vaj ulliri dhe kripë dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta.

Fillojmë shtrojmë tavën, nje shtresë patëllxhanë, pastaj proshutën e pulës.

Pastaj djathin gouda me feta dhe prapë patëllxhanët.

Shtojmë panën e holluar me qumësht dhe ia hedhim tavës. Nga lart e spërkasim me djathe kaçkavall të grirë.

E pjekim në furrë me 200 gradë për 20-25 minuta.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit