Si ditë të djelë, sot mendova të përgatis diçka më të veçantë, duke qënë se në mëngjes përgatita një brunch plot e përplot, drekën e hëngrëm nga ora 6, drekë dhe darkë bashkë.

Për këtë tortë kaq te shijshmë dhe të mrekullueshme na duhen:

  • 5 patate
  • 250 gr salcicë të freskëta
  • 1 spec
  • 1 karotë
  • 3 kokrra vezë
  • 1 kuti panna
  • 1/2 gotë qumësht
  • 50 gr djathë kaçkavall
  • Majdanoz
  • Piper
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Pastrojmë patatet dhe i presim në feta të holla. I lyejmë me vaj dhe kripë dhe i shtrojmë në një tavë.

E pjekim në furrë të ngrohur më parë ne 200 gradë për rreth 10 minuta.

Presim ne kubikë specin dhe karotën dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë salcicen e prerë në copa (une ia heq lekurën) dhe i skuqim deri sa të shohim që janë gatuar mirë. Në një tas trazojmë vezët me panna dhe me qumështin, shtojmë majdanozin, kripën dhe piperin dhe i bashkojmë me salçiçen. I hedhim tek patatet. Nga lart e mbulojmë me djathë kaçkavall të grirë.

E mbulojmë me një shtresë tjetër patatesh si në foton me poshtë:

E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 200 gradë për 45 minuta.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit