Ashure është një ëmbëlsirë tradicionale të cilën e hasim në shumë shtete  mysylmane apo të krishtera.

Kjo mund të jetë hera e 3të apo e 4t që e gatuaj dhe doli shumë e shijshme

Recetën e mora nga blogu i www.addas.all

Përbërësit:

  • 200 gr grurë
  • 150 gr sheqer
  • 2 lugë gjelle niseshte
  • 2 lugë gjelle kanellë
  • 50 gr boronica të kuqe të thata
  • 50 gr stafidhe
  • 100 gr arra
  • Fruta të tjera të thata sipas dëshirës

Vendosim grurin në një tenxhere dhe e shplajmë mirë. E mbushim me ujë dhe e ziejmë për 1 orë, mundësisht të jetë tenxhere presioni sepse zjen më shpejt.

Pasi ka zjerë gruri, shtojmë sheqerin dhe e lëmë të ziejë pak akoma.

 

Niseshten e tresim në një gotë ujë dhe ia shtojmë masës qe po zjen. Në momentin që është trashur, hedhim boronicat dhe stafidhet dhe e heqim nga zjarri.

E lëmë të ftohet pak dhe shtojmë arrat dhe frutat e tjera të thata që mund të kemi.

E hedhim në gota, kupa apo tasa të vegjël dhe e lëmë të ftohet.

Ashure është gati!

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit