Ju duhen vetëm tri përbërës dhe 5 minuta kohë, për përgatitjen e këtyre biskotave fantastike! Hidhini një sy recetës më poshtë.

Me siguri fëmijët tuaj do i adhurojnë.

Përbërësit:

  • 500 gram miell fryrës
  • 250 gram margarinë
  • 1 kuti qumësht Panda

Αποτέλεσμα εικόνας για panda condensed milk

Përgatitja:

Hidhni margarinën në një tigan dhe vendoseni  të shkrijë. Pas kësaj, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta.

Ndërkohë, në një tas shtoni miellin dhe qumështin Panda. Shtoni  margarinën e shkrirë dhe përziejini mirë.

Ngjesheni brumin mirë për disa minuta dhe filloni të formoni biskotat sipas formës që dëshironi.

Αποτέλεσμα εικόνας για panda condensed milk

Vendosni një letër në enën për pjekje dhe më pas të gjitha biskotat në të.

Vendosini në furrë të piqen për rreth 18 deri në 20 minuta në temperaturën 180 gradë Celcius.

Shijojini!