Nuk është se jam shumë e dhënë pas ëmbëlsirave, por këtë kekun e kam ngrënë pothuajse vet të gjithin. Doli shumë i butë dhe shumë i shijshmëm, dhe mbi të gjitha, përgatitet shumë kollaj.

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 200 gr sheqer
  • 200 ml vaj ulliri
  • 100 ml dhallë
  • 300 gr miell
  • 3 lugë të vogla baking powder
  • 1 lugë kanelle
  • 3 karota te mëdha të grira imët.

Për kremin lart:

  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur,
  • 1 luge qumësht
  • 1/2 kuti krem djathi

Rrahim vezët me sheqerin derisa formohet një shkumë e bardhë. Shtojmë vajin e ullirit dhe vazhdojmë rrahjen. Më pas shtojmë dhallën dhe vazhdojmë trazimin. Sitim miein bashkë me baking powder dhe ia hedhim masës. Në fund shtojmë karotat e grira dhe e hedhim masën në tavën e lyer me gjalpë dhe me miell lart. E pjekim për rreth 1 orë në 190 gradë.

Për kremin, trazojmë përberësit dhe ia hedhim kekut lart në momentin që është ftohur. Mund të shtojmë edhe disa fleta bajame mbi të.

Ju bëftë mirë!