Këtë recetë e kam realizuar 6 vjet përpara dhe prej atëherë nuk i kam ndarë nga tavolinat festive. Janë shumë të thjeshta në gatim dhe shumë të shijshme. Petat e byrekut nuk i kam përgatitur vet, por i kam marrë të gatshme që të qëndrojnë pak të ngrira.

Për të përgatitur 12 shporta na duhen:

  • 1 spec i kuq
  • 1 kungull
  • 1 karotë
  • 1 lule e vogël brokoli
  • 2 vezë
  • 170 ml qumësht
  • 1 copë djathë të bardhë
  • Majdanoz i grirë imët
  • 50 gr djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • 4 peta byreku (nga ato të gatshmet)

I presim perimet në copa të vogla dhe i skuqim në tigan me 2 lugë vaj ulliri.

Në një tas trazojmë vezët me djathin e copëtuar, majdanozin dhe kripën. Pasi janë zbutur perimet, i lëmë të ftohen dhe i shtojmë tek tasi më lart. I trazojmë mirë të gjitha.

Petët e byrekut i spërkasim me vaj dhe i presim në 12 copa. I vendosim ne tavën me forma, 4 petë për secilën formë si në foton më poshtë:

I mbushim me masën që përgatitëm, i shtojmë djathin kaçkavall nga lart dhe i pjekim në furrë në 220 gradë për 35 minuta duke i mbuluar me një letër alumini 20 minutat e para në mënyrë që të piqen edhe nga brenda.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit