Kremi i gështenjave është i preferuari im. Nuk e blej shumë shpesh, sepse është kalorik, por le të themi një herë në kaq kohë nuk bën dëm.

Receta të tartës klasike Apple crumble pie mund të gjeni kudo në internet. Unë do ju jap një mënyrë timen shumë të shijshme. Nuk ju duhet shumë kohë për ta pregatitur dhe është e kollajtë fare.

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 130 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji baking powder
  • 2 lugë sheqer kaf
  • 1/2 paketim krem gështenjash
  • 3 kokrra mollë

Në një tas hedhim 350 gr miell dhe 100 gr gjalpë. E thërmojmë me duar duke unifikuar miellin me gjalpin. Shtojmë sheqerin dhe vezën dhe formojmë brumin. E lëmë në frigorifer për 1 orë.

Ndërkohë pastrojmë mollët dhe i kalojmë në mikser duke i bërë pure dhe shtojmë kanellën.

Lyejmë tavën e tartës me gjalpë dhe e spërkasim me miell. E kthejmë përmbys duke ia hequr miellin e tepërt. Hapim petën dhe e shtrojmë në tavë. Cepat që na teprojnë i ruajmë. Shtrojmë një shtresë me kremin e gështenjave dhe një shtresë me mollë. Cepat që ngelën i hedhim në një tas, shtojmë 30 gr gjalpë, 50 gr miell dhe 2 lugë sheqer kaf. E thërmojmë me duar dhe ia hedhim tartës lart. Sipas dëshires mund të shtojmë disa fletë bajamesh.

E pjekim në furrë në 180 gradë për 45 minuta. Pasi e lëmë të ftohet, e spërkasim me sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit