Ëmbëlsirën tradicionale të pashkëve ka shumë vite që po përpiqem ta bëj, dhe mund të them me plot gojën që sivjet ia arrita të bëja një bukë pashkësh njësoj si ato që shiten në ëmbëltoret më të mira në Greqi.

Proçedura e përgatitjes së kësaj buke kaq të veçantë është pak e gjatë, por ia vlen mundimi pasi të shihni rezultatin në fund. Recetën e gjeta në një faqe greke dhe masat ishin dyfish, por unë i përgjysmova. Nëse dëshironi mund të bëni edhe më shumë.

Përbërësit :

  • 350 gr miell semola rimacinata nga Conad
  • 450 g miell 00
  • 90 ml ujë të vakët
  • 20 gr maja e thatë
  • 220 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 2 të verdha vezësh
  • 160 gr gjalpë
  • 250 ml qumësht
  • Pak kripë
  • Lëkura e 2 portokalleve
  • 1 lugë të vogël mahlepi (e gjeni tek Neranxi)
  • 1 lugë të vogël cardamom

Përgatitja:

Në një tas hidhni ujin e vakët, majanë dhe 50 gr miell. Trazojeni deri sat ë bëhët një masë e trashë dhe lijeni të mbuluar me qese për 20-30 minuta deri sa të shihni që masa do të dyfishohet.

Në një tavë të madhe sitni miellin dhe hapni një gropë në mes. Në të njëjtën kohë, në një tenxhere, ngrohni qumështin deri sa gishti të durojë brenda 10 sekonda. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni sheqerin, kripën dhe erëzat. Duke e trazuar deri sa fillon e ftohet shtoni 3 vezët një e nga një.

Në tavën me miell, hedhin masën e përgatitur dhe hedhim miellin anësh dhe në momentin që formohet qulli si ai me majanë, shtojmë majanë dhe e trazojmë me një lugë druri ose më mirë me spatula silikoni deri sat ë formohet brumi.

E lëmë të pushojë 20 minuta. Kjo për arsyen sepse 20 minuta pushim I brumit, është I barabartë me 5-10 minuta punim të tij me duar.

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe e vendosim te shkrijë por jo totalisht. E heqim nga zjarri dhe do shikoni që pjesa tjetër do të shkrijë vet.

Fillojmë punimin e brumit me gjalp. Duhet të keni parasysh dhe mos të trembeni me brumin që është I qullët. E them këtë sepse për një moment u frikësova edhe unë dje. Hedhim 1/3 e gjalpit dhe e punojmë me duar. Është e kollajtë sepse behen dhe duart me gjalpë dhe nuk ngjisin. E punojmë duke e palosur deri sa brumi të thithë gjithë masën e gjalpit. Vazhdojmë dhe me 1/3 tjetër në të njëjtën mënyrë, duke e punuar shumë me dorë, dhe me 1/3 e fundit, nuk e punojmë edhe aq shumë sepse është pikërisht kjo që formon fijet tek tsoureki. E mbulojmë me membranë plastike dhe e lëmë të vijë në temperaturën e ambjentit për 3-4 orë. Unë e vendosa afër sobës ku ngroha gjalpin dhe qumështin. Pas 3 orësh fiks, masa jo vetëm që ishte 2fishuar, por po derdhej nga tava.

Lyejmë sipërfaqen e banakut apo tavolinës si dhe duart me vaj dhe fillojmë palosjet brumit për rreth 10 minuta. E ndajmë brumin në masa të barabarta, të vogla, rreth 60-70 gr dhe formojmë gërsheta dysh me secilën masë. I vendosim sërish në tavë me largësi nga njëri tjetri dhe I lëmë të fryhen 2fish. Kësaj rradhe e ngroha pak sobën sepse nuk po më priste koha, kishte shkuar shumë vonë.

Ngrohim furrën në 190 gradë ajër dhe në fund të saj vendosim një tavë me ujë. Avulli qe krijohet ndihmon në fryrjen e brumit. 2 të verdhat e vezës I hollojmë me 1 lugë qumësht dhe lyejmë bukët nga lart. Brumi mund të shfryhet pak, por mos u trembni, kjo ndodh sepse diçka e huaj vendoset mbi të dhe ai trembet. Hedhim disa fletë bajamesh dhe I pjekim në furrë deri sat ë marrin një ngjyrë kafe.

Më e mira është që brumi të vijë në temperaturën e ambjentit dhe jo në furrën e ngrohur dhe të fikur, sepse do të shfryhen gjatë momentit që do presim të piqet njëra tave. Gjithsej përgatita 16 tsourekë të rrumbullaktë. I lëmë të ftohen totalisht përpara konsumit.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit