Hënat e prillit!

16 Prill: Hëna e re në Dash shumë shpërthyese dhe mbushur me surpriza (pak të shpejta c’është e vërteta …)!

Dashi, Peshorja, Binjakët, Shigjetari, Luano dhe Ujori të 10ditëshit të tretë, në ditët që do të vijojnë, do të bëjnë ndryshime, do të marrin rreziqe, do të shkojnë përpara dhe do ndryshojnë cfarë nuk u pëlqen! Pjesa tjetër qëndrojnë prapa dhe kanë zili guximin, progresin dhe suksesin e tyre!

30 Prill: Hëna e plotë në Akrepi ose ndryshe Pink Moon apo Egg Moon…

Një ulje me këmbët në tokë e detyruar si ne fushën e kuptimit të gjërave, ashtu edhe të dashurisë, depërtim, dyshim, xhelozi, mendime emocionale të errëta dhe seksualiteti simpatik … Nga njëra anë Demi, Akrepi, Luani dhe Ujori të 10ditëshit të parë, do kalojnë momentë të këqija dhe me nerva, dhe nga ana tjetër Virgjëresha, Bricjapi, Gaforrja dhe Peshqit të 10ditëshit të parë duhet të shfrytëzojnë pjesëmarrjen e Saturnit, vërteta duke patur vështirësi, por me vendimmarrje të dobishme! Le të bëhemi seriozë pra!

still day by sternenfern

Prilli i mirë!

17 Prill: A e doni dashuri? Do të keni! A doni seks? Do të keni! A doni para? Do të keni! Doni bukuri të parezistueshme? Do të keni! Kush je ti? Demi, Akrepi, Gaforrja, Bricjapi, Virgjëresha dhe Peshqit sigurisht e dhjetë ditëshit të tretë dhe të flasim për shumë nxehtë …Trekëndëshi Afërditë-Pluton!

Story of Summer by sternenfern

18 Prill: Po, themi, po! Shoqërimi Diell-Uran dhe të gjitha përmbyten papritur, por krejtësisht pozitive për fatlumët Dash, Peshore, Akrep, Ujorë, Binjakët dhe Shigjetarë të 10 ditëshit të tretë! Zhvillime të papritura pozitive, ndryshime të mëdha të dobishme dhe rinovim absolut, përmirësoni jetën tuaj në çdo mënyrë! Çfarë tjetër dëshironi?

24 Prill: Ja ku jemi përsëri… Demi, Gaforrja, Virgjëresha, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit të 10 ditëshit të tretë edhe një herë, shijojnë… fat pakufi i cili i ndjek këmba këmbës, për të pushtuar me lehtësi absolute atë dëshirojnë ëndërrojnë dhe synojnë! Epo këto ndodhin në gjashtëkëndëshin Mars – Jupiter!

Waterplay by sternenfern

29 Prill: Dhe disi kështu, me Trekëndëshin Diell-Saturn, ju e bëni të qartë se logjika dhe pjekuria vetëm ju bëjnë të ndiheni mirë! Gjykime të dobishme, zgjidhje, stabilizim dhe përmirësim të përhershëm të konsiderueshme do të përjetojnë Demi, Gaforrja, Luani, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit e 10 ditëshit të parë!

Prilli i keq!

17 Prill: Në dashuri asnjëherë mos e konsidero fakt si një mashkull apo edhe një marrëdhënie … Këtë duhet të kenë në mendje tani Demi, Akrepi, Luani dhe Ujori të 10 ditëshit të tretë dhe të “presin me thikë” dashurinë, kërkesat, lakminë, mendjemadhësinë, papjekurinë dhe superficialitetin! Aaaa, dhe portofolat të mbyllur, sepse keni për ta prishur fare me shpenzime të kota!

Autumn colors by sternenfern

25 Prill: Dhe vështirësitë vazhdojnë për Dashin, Gaforren, Bricjapin dhe Peshoret e 10 ditëshit të parë… Edhe një herë Saturni jep mësim në mënyrën më mizore … Lajme të këqija, fjalë të ashpra dhe sjellje të papritura apo takime të pakëndshme / udhëtimet janë në program… Gota? Mjerisht gjysmë e zbrazët …

Winertime-December by sternenfern

26 Prill: Mos ke ndonjë gjë të mbartur, emocione të shtypura, ligësi të nënndërgjegjeshme që nuk i pranon, obsesion, xhelozi, detyrime? Kini mendjen atëherë! Kur Marsi takohet me Plutonin, rrëqethjem vetëm duke e menduar, sepse për fat të keq e gjithë kjo do të shprehet në mënyrën më të vrullshme, impulsive dhe agresive! Kini mendjenj edhe më shumë në qoftë se ju jeni Dash, Gaforre, Peshore ose Bricjapi i 10 ditëshit të tretë … dhe veçanërisht në aktivitetet tuaja seksuale!/Pathos.info Nuk lejohet ripublikimi i artikullit!