Japraku është një gatim tipik tradicional i yni dhe që  konsumohet brez pas brezi. Fillimisht gatuhej me gjethet e rrushit, pastaj me fletët e lakrës së bardhë ndërsa ne sot do t’ju sjellim një recetë të veçantë të japrakut me gjethe spinaqi.

Përbërësit:

0.5 kg mish të grirë

30 gjethe spinaq

3 kokë qepë

1 gotë oriz

250 gr gjalpë

2 lugë

piper i kuq

2 gota ujë

1 gotë ajkë qumështi

Kripë

Piper te zi

Përgatitja:

Në një tigan vendosim qepët e copëtuara, mishin e grirë, orizin, kripën dhe piperin e zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe  shtojmë piperin e kuq.

Vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjera . Më pas gjethet e spinaqit i përvëlojmë në ujë dhe masën që kemi  në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.

Japrakët e mbështjellë i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të. Hedhim pak yndyrë në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere.

Japrakët i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë.

Japrakët pasi të jenë zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë qumështi sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.

Pas kësaj i lemë të ftohen dhe japrakët janë gati për t’u servirur.