Lulelakra është një nga perimet e stinës me vlera ushqyese të paimagjinueshme.

Konkretisht një filxhan me lulelakër të gatuar përmban 28 kalori. Në të gjenden 2 gramë proteina dhe 12 përqind të dozës ditore të fibrës. Lulelakra është një burim i mirë i vitaminës C. Në një racion të vetëm, do të mund të plotësoni të gjithë dozën e nevojshme ditore. Vitamina K është e domosdoshme për një zemër të shëndetshme dhe kocka të forta. Folati dhe vitamina B6 që gjenden tek lulelakra janë gjithashtu të rëndësishme për një metabolizëm dhe gjak të shëndetshëm.

Mënyrat e gatimit te saj janë të shumta.
Një mënyrë e veçantë për të shijuar orizin dhe lulelakrën, të cilat të pjekura në furrë me salcë beshamel marrin komplet një shije tjetër, duke e bërë këtë recetë krejtësisht të veçantë.

Përbërësit për 4 persona:

  • 350gr oriz,
  • 1 lulelakër e vogël,
  • 10 kokrra ullinj të zinj,
  • 2 acuge nën vaj,
  • 100gr djathë që shkrin (psh djathë pice),
  • majdanoz,
  • kripë,
  • krem beshamel i përgatitur me 500 ml qumësht.

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë orizin bashkë me lulelakrën të ndarë në degë të vogla për rreth 15 minuta. I kullojmë mirë dhe i vendosim në një tas të thellë ku shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë, ullinjtë e prerë dhe acuget e ndara në copëza të vogla.

Për të përgatitur krem beshamel, veproni si më poshtë.

Në një tenxhere shkrini 2 lugë gjalpë dhe hidhni 4 lugë miell.

Shtoni 500 ml qumësht dhe ziejini derisa të trashen. Në fund hidhini kripë, një te verdhë veze dhe pak arrëmyshk të grirë.

Açuget mund ti zëvendësojmë me proshutë dhe të na dali një tavë akoma më e shijshme. Përveç kësaj në vend të orizit mund të hedhim makarona dhe kështu bëjmë një pastiço me perime, ku mund të shtojmë dhe karrotat.

Lulelakrën mund ta bëjmë dhe supë ose sallatë me ullinj, qepë të njoma dhe limon!

Gjithashtu për darka të veçanta me miqtë ju mund ta servirni atë me disa feta të holla parmixhiano dhe ta sperkasni me piper të zi të bluar, disa pika limon, pak kripë rozë dhe vaj ulliri.