Bananet janë pemë tropikale që nuk e durojnë ftohtin andaj nuk preferohet që t`i mbani në frigorifer, posaçërisht nëse keni blerë banane të gjelbërta që ende nuk janë pjekur.

Vendosja e bananeve të papjekura në frigorifer do e ndërprejë procesin e pjekjes, do të zbuten më vështirë, do bëhen më të ëmbla dhe aromatike. Në vend të kësaj, bananet e gjelbërta dhe të papjekura është më mirë t`i mbani në temperaturë të dhomës. Vendosni në ndonjë vend me rreze dielli dhe prisni derisa të jenë të gatshme për konsum.

Ndryshimi i ngjyrës tek lëvozhga dhe fruti i bananes nuk është shenjë se banana është e prishur por se kjo gjë është pjesë e procesit natyror të pjekjes. Sa më e errët banana, aq më e ëmbël dhe e pjekur.

Nëse insistoni të vendosni këtë pemë tropikale në frigorifer, bëjeni këtë gjë kur të hetoni në sipërfaqe të saj pika të zeza dhe të errëta pasiqë kjo nënkupton se pema është e pjekur në maksimum.

Bananet e zeza mund të mos duken atraktive mirëpo kanë shumë shije të mirë dhe nga ato bëhen shumë ëmbëlsira./femra.net/

KUZHINA – femra.net