Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme dhe konsiderohet i mirë në parandalimin e kancerit. Përmban përqëndrim të lartë të sulforaphane, që është një përbërës me veti të mëdha kundra kancerit.

Image result for broccoli

Njerëzit që rrezikohen nga kanceri i zorrës së trashë dhe i prostatës duhet ta shtojnë përdorimin e brokolit në dietën e tyre. Por, është e rëndësishme të dini sesi ta përgatini brokolin në mënyrën e duhur. Zierja ose futja në mikrovalë e brokolit mund të shkatërrojë enzimat e tij dhe të reduktojë vlerat shëndetësore që ka. Pra duhet të siguroheni që edhe pasi ta gatuani, brokoli t’i mbajë të gjitha vlerat e tij ushqyese. Por, si? Lexoni më poshtë mënyrën e duhur për të përgatitur brokolin.

Receta

Supë kremoze me brokoli (për 6 persona)

Supa më e mirë kremoze e brokolit që lufton kancerin

Përbërësit:

2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër

1 qepë (e prerë hollë)

2 shkopinj selinoje (të prerë hollë)

2 patate të mesme (të qëruara dhe të prera në kubikë)

4 filxhan brokoli me gjithë kërcej

2 ½ filxhan me lëng pule

1 filxhan me qumësht

Kripë dhe piper

¼ filxhanit me djathë feta (sipas dëshirës)

Image result for broccoli soup

Përgatitja:

Fillimisht shtoni vaj në një tenxhere të madhe, në nxehtësi mesatare, shtoni qepët dhe selinon dhe skuqini për 4 minuta derisa të bëhen më të buta. Më pas, shtoni patatet dhe brokolin bashkë me kërcejt dhe skuqini për 2 minuta të tjera. Shtoni lëngun e pulës dhe qumështin e bajames derisa të ziejnë. Në fund shtoni pak kripë dhe piper për shije. Reduktoni nxehtësinë, mbulojeni me kapak dhe zieni për rreth 20 minuta. Pasi ta keni servirur shtoni sipër copëza djathi feta për t’i shtuar më shumë shije. Supa juaj kremoze është gati. Ju bëftë mirë!