Finoku ka një aromë fantastike, të cilin kur e gatuaj, aromatizohet gjithë shtëpia. Vetitë e finokut janë të shumta, ai përdoret për prodhimin e shurupave të ndryshëm farmaceutikë, ndërsa farat për vajrat esencialë. Caji i finokut përdoret nga nënat e reja për prodhimin e qumështit si dhe për të qetësuar bebat nga dhimbjet e barkut. Gjithashtu finoku përdoret për dhimbjen e syve, të kisteve dhe artritit. Të mbron nga gripi, kolla apo astma. Përmban vitaminë A, B dhe C, minerale dhe hekur,kalium, fibra dhe anthenol i cili i jep edhe aromen e veçantë.

Foto nga wikipedia

Finoku mund të shtohet edhe në pije, smoothies, ne sallatë i kombinuar me sallatë jeshile si edhe në supëra të ndryshme. Përbërësit për 4 persona si më poshtë:

  • 1 finok i plotë
  • 2 karota mesatare
  • 2 patate
  • 4 lugë vaj ulliri
  • Kripë
  • Spec i kuq

Finokun e presim në feta dhe ruajmë disa 2 feta të holla. Presim pataten dhe karotën në copa dhe i ziejmë të gjitha bashkë për 1 orë afërsisht deri sa të zbuten mirë perimet. I grimë me mikser deri sa të bëhen kremoze. I vendosim prapë në zjarr dhe hedhim 3 lugë vaj ulliri dhe kripën dhe i ziejmë për 10 minuta akoma. Në një tigan hedhim një lugë vaj ulliri dhe 1 kuge kafe spec të kuq. E skuqim shumë pak sa të lirohen aromat e specit. Në një tigan tjetër, të cilin mund ta përdorni për skuqje me vaj misri, skuqni fetat e holla të finokut.

Aroma që do të lëshohet do të ndjehet në të gjithë shtëpinë. Në një pjatë të thellë hedhim supën, 2 garuzhde janë mjaftueshëm. Shtojmë nga lart finokun e skuqur dhe e sperkatim me vajin e aromatizuar me spec të kuq.

Ju bëftë mirë!

Copyright pathos.info/Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit