Është aq e lehtë dhe e shijshme, sa mund ta hani dhe nëse jeni të ngopur. Përgatitet vetëm në pak minuta dhe mund të shtoni përbërës sipas dëshirës.

Përbërësit

200 gr lakër e kuqe

1 qepë e kuqe

1 tufë majdanoz

1/2 filxhan kafeje vaj ulliri

1/2 filxhan kafeje uthull

1/4 e limonit

Në një enë të thellë vendoset lakra dhe qepa e prerë hollë dhe shpëlahet disa herë me ujë të ftohtë. I hedhim lëngun e çerek limoni dhe përzihet sallata me dorë derisa të zbutet.

I kullohet uji i tepërt pas përzierjes.

I shtojmë sallatës vaj, uthull dhe majdanoz të grirë hollë dhe e përziejmë me lugë druri. Para servirjes, këshillohet që sallata të qëndrojë përreth një një orë në frigorifer.

Kjo sallatë mund të shoqërohet edhe me mollë të tharta apo kumbulla jeshile dhe ndjeshëm ndihmon tretjen.

Qepë të njoma të pjekura me vaj ulliri